Hamasi: Palestina qëndron e bashkuar në mbrojtje të Jeruzalemit
Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) tha se Bejtul-Mokades dhe Xhamia Al Aksa janë vija e kuqe e palestinezëve, ndërsa shtoi se e gjithë Palestina është bërë një fushë beteje e bashkuar për të mbrojtur Kodsin e shenjtë.
Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) Fouzi Barhoum në një intervistë ma kanalin televiziv Al Majadin të dielën, në reagim të sulmit të sionistëve në Xhaminë Al Aksa në prag të të ashtuquajturit "Marshi i Flamurit", deklaroi se e gjithë Palestina ishte bërë një skenë e luftës së bashkuar në mbrojtjen e simboleve të shenjta islame në Betul-Mokades.
Zëdhënësi i Hamasit deklaroi se populli palestinez ka nisur sot një betejë të shenjtë në Xhaminë Al Aksa në mënyrë që forcat pushtuese të regjimit sionist dhe kolonët sionistë të mos mund të hyjnë në këtë vend të shenjtë dhe se beteja me pushtuesit duhet të zhvillohet në të gjitha akset e rezistencës dhe në të gjitha nivelet. .
Fouzi Barhum shtoi se regjimi pushtues sionist po përpiqet të imponojë vullnetin e tij dhe të ndajë Xhaminë Al Aksa në aspektin kohor dhe hapësinor, ndërsa e gjithë Xhamia Al Aksa është e palestinezëve.
Zëdhënës i Hamasit theksoi se rezistenca është në gjendje të ndryshonte ekuacionin dhe të vërtetonte faktin se Kodsi i shenjtë dhe Xhamia Al Aksa janë vija e kuqe e popullit palestinez dhe se tani të gjitha frontet duhet të aktivizohen kundër pushtuesit dhe supozimi i sionistëve se Palestina është e vetme tanimë është zhdukur dhe jeta e regjimit sionist po shkurtohet.
Që nga mëngjesi i sotëm, kolonët sionistë hynë me dhunë në Xhaminë Al Aksa nga Bab al-Magharibe nën masat e rrepta të sigurisë së forcave policore dhe ushtarake të regjimit sionist. Kjo është në kohën kur forcat speciale të regjimit sionist janë dislokuar në zona të ndryshme të Xhamisë Al Aksa dhe e kanë mbyllur me zinxhir portën e xhamisë Al-Kubla në mënyrë që edhe të mbyllin besimtarët palestinezë brenda saj dhe të mos lejojnë hyrjen e palestinezëve të tjerë duke rrethuar këtë xhami.
Për rreth 30 vjet, sionistët organizojnë një marshim të quajtur "Marshi i Flamurit" në Kodsin e shenjtë, duke brohoritur parulla kundër palestinezëve dhe duke mbajtur në dorë flamurin e regjimit sionist.
Burimet sioniste raportuan se marshimi i flamurit është planifikuar të zhvillohet këtë të diele pasdite; një veprim ky që ka zemëruar popullin palestinez dhe ka çuar në shumë demonstrata dhe protesta