Përfundojnë bisedimet për armëpushimin në Jemen
Kreu i ekipit negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit duke iu referuar bisedimeve të armëpushimit të Jemenit, njoftoi kthimin e anëtarëve të Bordit për Koordinim Ushtarak të qeverisë së Sanaas.
Kanali televiziv Al-Masira të mërkurën njoftoi se Muhamed Abdul Salam, kreu i ekipit negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, tha se pas përfundimit të fazës së parë të bisedimeve mbi rrugët dhe rasteve të shkeljes së armëpushimit, komiteti ushtarak ishte kthyer në Sanaa.
Abdul Selam shtoi: "Me këtë delegacion erdhi në Sana edhe përfaqësuesi i OKB-së".
Kreu i ekipit negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit theksoi gjithashtu se pala tjetër duhet të ketë një qëndrim pozitiv ndaj planeve që paraqiten në mirëbesim.
Takimi dypalësh i Jemenit në Jordani u ndoq nga Anthony Hayward, këshilltar ushtarak i përfaqësuesit special të OKB-së për Jemenin, në të cilin u diskutuan çështjet lidhur me respektimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe përfaqësuesi i OKB ka paraqitur një propozim të korrigjuar në lidhje me rihapjen graduale të rrugëve në provincën Taiz dhe në provincat e tjera në bazë marrëveshjes për armëpushim.
Në takimin e Jordanisë, u ra dakord që të krijohej një dhomë e përbashkët koordinimi për zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme që kërcënojnë armëpushimin dhe që secila palë të emëronte një përfaqësues në komitet brenda një jave. Gjithashtu u ra dakord që komiteti të mbajë takime mujore.
Qeveria Sanaa dhe koalicioni agresor i Arabisë Saudite në fund të muajit të kaluar arritën një marrëveshje për të hequr rrethimin e Taizit, qytetit të tretë më të madh të Jemenit. Rihapja e rrugëve në Taiz dhe pjesë të tjera të Jemenit ishte pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi të shpallur nga Kombet e Bashkuara në fillim të prillit.