Ushtria siriane forcon pozicionet e saj në veri të vendit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i128416-ushtria_siriane_forcon_pozicionet_e_saj_në_veri_të_vendit
Burimet siriane të informimit kanë njoftuar për reagimin e ushtrisë siriane ndaj kërcënimeve të Turqisë për veprime ushtarake në veri të Sirisë dhe se ky vend ka forcuar pozicionet e veta në rajonet veriore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 08, 2022 12:12 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane forcon pozicionet e saj në veri të vendit

Burimet siriane të informimit kanë njoftuar për reagimin e ushtrisë siriane ndaj kërcënimeve të Turqisë për veprime ushtarake në veri të Sirisë dhe se ky vend ka forcuar pozicionet e veta në rajonet veriore.

“Ne kemi hyrë në një fazë të re në vendimin për të krijuar një zonë të sigurt prej 30 kilometrash në veri të Sirisë dhe për të pastruar Tel Raf'at dhe Manbixh nga terroristët”,- tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan para një grupi të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara.

Kanali informativ Al-Mayadin të mërkurën njoftoi se burimet siriane duke cituar reagimin e ushtrisë siriane ndaj kërcënimeve të Turqisë për veprim ushtarak në veri të Sirisë dhe se forcat siriane kanë forcuar pozicionet e tyre në Manbixh, Kamishli dhe Tal Ref'at.

Në të njëjtën kohë, burimet siriane thanë se qetësia ka mbizotëruar në periferi të Alepos që nga mbrëmja e kaluar dhe se helikopterët rusë kanë fluturuar mbi zonat e Umm Hush, Harbal, Tal Karah dhe zona të tjera të kontrolluara nga kurdët sirianë në veri të Alepos.

Pas një periudhe të gjatë strategjie të pandryshuar, Siria veriore është kthyer sërish në fokusin e krizës siriane.

Mediat turke kanë raportuar edhe për mundësinë e një sulmi të ushtrisë turke në Ajn Isa dhe Kubani.

Burimet siriane, ndërkohë, raportuan për sulme me raketa nga ushtria siriane në zonat përreth al-Bara, al-Kansafra, al-Filifal dhe Binin në Xhabal al-Zavije në pjesën jugore të Idlib.