Sulm intensiv kibernetik kundër infrastrukturës së regjimit sionist
Infrastruktura e regjimit sionist u bë sërish objektiv e sulmeve intensive kibernetike.
Burimet sioniste gjatë muajve të kaluar kanë publikuar raporte për disa sulme kibernetike ndaj kompanive të mëdha në territoret e pushtuara të Palestinës.
Sulmet kibernetike nga grupe të ndryshme ndaj infrastrukturës së regjimit sionist dhe aksesi dhe shpërndarja e informacionit jetik, kanë çuar në shembjen e fuqisë boshe kibernetike të regjimit sionist.
Kanali Telegram “Sabereen News” të enjten njoftoi për një sulm intensiv kibernetik nga një ekip irakian i hakerave kundër infrastrukturës së regjimit sionist dhe hakimin e sistemit tregtar të Bursës së Tel Avivit dhe shkruan se ky sistem është i paarritshëm dhe klientët nuk kanë qasje në të.
Ky është një prej shumë rasteve që faqet e internetit dhe serverët e qeverisë së regjimit sionist janë bërë objektiv e sulmeve kibernetike nga Iraku.
Më herët, ekipi kibernetik irakian i quajtur "Al-Tahereh" me sloganin "Yaletharat Abu Mahdi Al-Mohandes", kreu një sulm kibernetik në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturën e sektorit të transportit të regjimit sionist dhe mbylli kompaninë më të madhe të transportit të regjimit sionist.
Për dy ditë radhazi, hakerët irakianë e hoqën nga qasje faqen e internetit dhe serverët e aeroportit "Ben Gorion" në Tel Aviv dhe faqen e bankës "Israel" dhe grupi i quajtur "Tahereh" mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik në bazat dhe serverët e sionistëve, ndërsa deklaroi kanali televiziv 9 i regjimit sionist është bërë bërë objektiv e sulmeve kibernetike.
Një grup hakerash i quajtur "Asaje Musa" (Shkopi Musait) ka sulmuar më parë "serverët e informacionit" të kompanive izraelite, duke përfshirë dokumente të tilla si ID, letra avokatësh, çeqe, raporte financiare dhe më shumë duke i zbuluar dokumente të tilla për opinionin publik.
Më herët, grupi "Asaje Musa" raportoi gjithashtu për hakimin e suksesshëm të kamerave CCTV në rrugët e Palestinës së pushtuar dhe kamerave të Rafael Company, një kompani aktive në prodhimin e armëve ushtarake për ushtrinë izraelite.