Tetë anëtarë të ISIS-it vriten në veri të Afganistanit
Forcat qeveritare talebane në Afganistan kanë vrarë tetë anëtarë të një grupi terrorist në veri të vendit.
Tetë anëtarët e grupit terrorist ISIS janë vrarë në veri të Afganistanit, ndërkohë që ky grup ka marrë përgjegjësinë për disa shpërthime dhe sulme terroriste në pjesë të ndryshme të vendit gjatë muajve të fundit. Talibanët, të cilët janë në pushtet në Afganistan që nga 15 gushti 2021, kanë thënë se ISIS nuk është një kërcënim për vendin. Sipas agjencisë Fars Neës, “Zabihullah Mujahid”, zëdhënësi i qeverisë talebane në Afganistan njoftoi operacionin special të forcave të këtij grupi kundër grupit terrorist ISIS në qytetin Taleghan në veri të vendit dhe tha: Në këtë operacion u vranë tetë anëtarë të këtij grupi, përfshirë liderin e tij. Operacioni shkatërroi një bazë të grupit terrorist në Taleghan, kryeqendër e provincës Takhar. ISIS thuhet se ka rritur aktivitetet e tij në veri të Afganistanit dhe afër kufirit me Taxhikistanin dhe vendet e tjera të Azisë Qendrore që kur talebanët erdhën në pushtet.