Gjenerali sionist: Ushtria izraelite nuk do të fitojë luftërat e ardhshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i128652-gjenerali_sionist_ushtria_izraelite_nuk_do_të_fitojë_luftërat_e_ardhshme
Një gjeneral i ushtrisë së regjimit sionist duke iu referuar paaftësive dhe dobësive të ushtrisë izraelite, theksoi se nëse kjo situatë nuk ndryshon, regjimi sionist nuk do të fitojë luftërat e ardhshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 13, 2022 10:40 Europe/Tirane
  • Gjenerali sionist: Ushtria izraelite nuk do të fitojë luftërat e ardhshme

Një gjeneral i ushtrisë së regjimit sionist duke iu referuar paaftësive dhe dobësive të ushtrisë izraelite, theksoi se nëse kjo situatë nuk ndryshon, regjimi sionist nuk do të fitojë luftërat e ardhshme.

Kanë kaluar 74 vjet nga themelimi i regjimit pushtues sionist në territoret Palestinës. Nëse në të kaluarën ky regjim përballej me sfidat të jashtme, sot regjimi sionist po përjeton një ndërthurje sfidash të brendshme dhe të jashtme, madje pesha e sfidave të brendshme është shumë më e madhe, sipas personaliteteve dhe zyrtarëve sionistë.

Sipas Kanalit 14 të televizionit të regjimit sionist, Is'haq Brick, një ish gjeneral i ushtrisë izraelite dhe ish-kreu i komitetit të ankesave ushtarake, duke kritikuar situatën e njësive dhe kazermave ushtarake izraelite, deklaroi: "Sjellja dhe veprimi i forcave ushtarake izraelite nuk është në bazë të detyrës të cilën e kanë marrë përsipër dhe ata po tregojnë neglizhencë në këtë drejtim".

Duke njoftuar se së fundmi kishte vizituar disa njësi ushtarake, gjenerali Is'hak Brick shtoi: “Gjatë këtyre vizitave, pashë qartë mungesën e motivimit, zhgënjimin dhe mungesën e vëmendjes për disiplinën ushtarake dhe nëse këto kushte nuk përmirësohen, ushtria izraelite nuk do të bëjë përparim dhe në asnjë betejë ushtarake në të ardhmen nuk do të fitojë".

Gjenerali i ushtrisë izraelite së fundmi paralajmëroi për dobësinë dhe paaftësinë e ushtrisë izraelite dhe tha: "Problemet ekzistuese do të bëjnë që shumë njerëz të humbasin jetën nëse ushtria izraelite hyn në ndonjë luftë të ardhshme, dhe në të njëjtën kohë komandantët dhe zyrtarët ushtarakë nuk i kushtojnë vëmendje mungesave dhe problemeve në ushtri".

Kombinimi i problemeve dhe sfidave me të cilat përballet regjimi sionist ka bërë që kryeministri sionist Naftali Bennett të shprehë shqetësimin për të ardhmen e regjimit sionist dhe të paralajmërojë për pasojat e përshkallëzimit të sfidave.