Forcat ushtarake të regjimit sionist arrestojnë 10 palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar 10 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan në Palestinë.
Në muajt e fundit, krimet e forcave ushtarake të regjimit sionist dhe kolonëve sionistë kundër palestinezëve janë rritur ndjeshëm në dimensione të ndryshme; si rezultat i kësaj dhune dhjetëra palestinezë janë vrarë dhe qindra palestinezë të tjerë janë plagosur.
Agjencia e lajmeve Palestine Al-Youm njoftoi se 10 palestinezë u arrestuan pa akuza pas sulmit të gjerë nga forcat ushtarake të regjimit sionist në Nablus dhe Ramallah në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist përdorën gaz lotsjellës dhe municion të vërtetë luftarak kundër palestinezëve gjatë sulmeve në Ramallah dhe Nablus.
Burimet informative nga Palestina njoftuan se Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se gjendja e të burgosurit Nasser Abu Hamid, i cili po mbahet në burg nga regjimi sionist, është përkeqësuar dhe se gjendja e tij fizike ka hyrë në një fazë të rrezikshme.
Ky i burgosur palestinez ka kancer. I burgosuri palestinez Abu Hamid ka probleme serioze në lëvizje dhe frymëmarrje për shkak të ashpërsisë së sëmundjes dhe duhet të ketë gjithmonë një kapsulë oksigjeni me vete.
Grupet e rezistencës kanë lëshuar vazhdimisht dhe në raste të veçanta deklarata të veçanta duke paralajmëruar regjimin sionist për përkeqësimin e gjendjes fizike të të burgosurve palestinezë, duke fajësuar zyrtarët e Tel Avivit për çdo incident të mundshëm fatkeq për të burgosurit.
Më shumë se 4,800 palestinezë aktualisht po mbahen në kushte të tmerrshme në burgjet izraelite, duke përfshirë 170 fëmijë, 39 gra dhe dhjetëra të moshuar.