Tetë komandantë të ISIS vriten në veri të Irakut
Forcat irakiane të sigurisë sulmuan një vendstrehim të grupit terrorist ISIS në provincën veriore Salahudin të Irakut dhe kanë vrarë tetë komandantë të njohur të grupit terrorist ISIS.
Rrjeti informativ Tigris njoftoi se qendra për informim e forcave të sigurisë së Irakut me anë të një deklarate për media, ka deklaruar se pas vëzhgimit të vazhdueshëm, informacione të sakta në lidhje me praninë e tetë komandantëve kryesorë të terroristëve të ISIS brenda një vendstrehimi në luginën al-Tharthar në provincën Saluhadin iu dhanë forcat ajrore të Irakut. Pas marrjes së informacionit, avionët luftarakë irakianë bombarduan tre herë selinë e terroristëve, gjatë së cilës u vranë të tetë komandantët e grupit terrorist ISIS.
Forcat irakiane konfiskuan gjithashtu sasi të mëdha armësh dhe pajisjesh mbështetëse në vendstrehimin e terroristëve të ISIS.
Elementët e mbetur të grupit terrorist ISIS janë ende aktivë në zonat e Bagdadit, Salahudin, Dijale, Kirkuk, Ninva dhe Anbar të Irakut.
Forcat irakiane të sigurisë janë vazhdimisht në kërkim, pastrim dhe ndjekje të elementëve të këtij grupi terrorist në të gjithë vendin për të siguruar që ISIS dhe elementët e tij të arratisur të mos rishfaqen më.
Forcat irakiane, me ndihmën e instruktorëve ushtarakë të Republikës Islamike të Iranit, arritën të çlirojnë qytetin Rawa në provincën Anbar më 17 nëntor 2017, si bastioni i fundit e grupit terrorist ISIS në Irak; me çlirimin e këtij qyteti, praktikisht ka përfunduar puna e ISIS-it në Irak.