Hamas reagon ndaj sulmit të regjimit sionist në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i128872-hamas_reagon_ndaj_sulmit_të_regjimit_sionist_në_rripin_e_gazës
Një zëdhënës i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi: "Regjimi sionist kërkon të ndalojë trendin e intensifikimit të operacioneve të rezistencës në territoret e pushtuara".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 18, 2022 10:54 Europe/Tirane
  • Hamas reagon ndaj sulmit të regjimit sionist në Rripin e Gazës

Një zëdhënës i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi: "Regjimi sionist kërkon të ndalojë trendin e intensifikimit të operacioneve të rezistencës në territoret e pushtuara".

Hazem Aasim, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, theksoi se sulmet e armikut sionist ndaj Rripit të Gazës janë kryer në vazhdën e krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve në Kodsin e shenjtë, në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në territoret e pushtuara të Palestinës në vitin 1948, ndërkohë që krimi më i fundit i tyre ishte martirizimi i tre luftëtarëve të rezistencës në Xhenin.

Kasim deklaroi: “Pavarësisht krimeve të regjimit sionist, lufta legjitime e popullit palestinez kundër regjimit pushtues të Kodsit të shenjtë do të vazhdojë deri në çlirimin e kësaj toke dhe arritjen e pavarësisë së Palestinës”.

Ndërkohë, dronët e regjimit sionistë kanë goditur një kullë vëzhguese të rezistence dhe tokat bujqësore në zonën Meleke në lindje të lagjes Zaytoun dhe në verilindje të Rripit të Gazës.

Për më shumë se shtatëdhjetë vjet, të drejtat e popullit të shtypur të Palestinës janë shkelur nën çizmet e regjimit pushtues sionist dhe autoritetet e këtij regjimi të rremë po bëhen gjithnjë e më arrogante për shkak të heshtjes së komunitetit ndërkombëtar.

Luftëtarët sionistë sulmuan një bazë të rezistencës "Salah al-Din" në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, të shtunën në mëngjes.