Regjimi sionist pranon hakerimin e sistemeve të sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i128930-regjimi_sionist_pranon_hakerimin_e_sistemeve_të_sigurisë
Grupi i hakerëve "Shkopi i Musait" mori përgjegjësinë për rrëzimin e një balone spiune të regjimit sionist mbi qiellin e Gazas në qytetin Bejt Hanun.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 19, 2022 15:47 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist pranon hakerimin e sistemeve të sigurisë

Grupi i hakerëve "Shkopi i Musait" mori përgjegjësinë për rrëzimin e një balone spiune të regjimit sionist mbi qiellin e Gazas në qytetin Bejt Hanun.

Balona spiune dhe ushtarake e regjimit sionist u rrëzua në veri të Rripit të Gazës të premten dhe ra në duart e forcave të rezistencës palestineze. Balona mbante pajisje të avancuara që ranë në duart e forcave të rezistencës pa u dëmtuar, raportojnë mediat.

Faqja e internetit e gazetës Rai Al-Youm duke cituar gazetën sioniste "Yedioth Ahronoth", ka shkruar se balona spiun kishte vlerë rreth 580,000 dollarë.

Mediat sioniste kanë shkruar se grupi i hakerëve "Shkopi i Musait" ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e balonës sioniste në Gaza.

Sipas gazetës sioniste "Yedioth Ahronoth", kjo balonë ishte e pajisur me pajisje të avancuara për fotografime dhe për kryerjen e spiunazhit dhe përdorej nga regjimi sionist për qëllime ushtarake dhe vëzhguese.

Grupi i hakerëve "Shkopi i Musait", i cili deri më tani ka kryer disa operacione kundër sistemeve dhe objektivave sioniste, njoftoi se rrëzimi i balonës ishte vetëm fillimi. Grupi paralajmëroi regjimin sionist se sulmet do të vazhdojnë në të gjitha zonat.

Gazeta në gjuhën izraelite "Yedioth Ahronoth" raportoi se balona e spiunazhit izraelit, tani në posedim të grupeve të rezistencës palestineze, ishte e pajisur me kamerat dhe pajisjet më të sakta dhe më të avancuara të spiunazhit.

Sipas raportit, forcat palestineze të rezistencës kapën pajisje spiunazhi që mbante balona, dhe pastaj  forcat ushtarake të regjimit sionist u përpoqën të drejtonin balonat e tjera që fluturonin përgjatë Rripit të Gazës të ulen në tokë.

Regjimi sionist ka frikë se grupet e rezistencës do të kenë akses në informacionin e ndjeshëm të balonës dhe teknologjinë e përparuar që mbante ajo.

Një grup hakerash i quajtur “Shkopi i Musait” kishte hakuar më parë kamerat CCTV në rrugët e territoreve të pushtuara dhe kamerat e kompanive izraelite të armëve.