Koalicioni agresor saudit 175 herë ka shkelur armëpushimin e Jemenit
Burime ushtarake nga Jemeni kanë raportuar se koalicioni agresor i Arabisë Sauditer ka shkelur 175 herë armëpushimin në Jemen i cili është shpallur nga Kombet e Bashkuara.
Arabia Saudite, me mbështetjen e Amerikës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa shteteve të tjera, ka nisur një agrersion ushtarak kundër Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror ndaj popullit të Jemenit.
Kanali televiziv Al-Masira të premten njoftoi se koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka shkelur armëpushimin e OKB-së duke kryer fluturime zbulimi dhe spiunazhi mbi provincat Taiz, Marib, Bajda, Haxhah, Al-Xhuf, Dhala, Sa'ade dhe në zonat kufitare.
Sipas këtij burimi, forcat e koalicionit agresor saudit kanë goditur pozicionet e ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Jemenit, si dhe shtëpitë e qytetarëve jemenas në provincat e Marib, Taiz, al-Bajda al-Haxhah, Sa'ade, Dhale, Asir dhe Xhizan, duke sulmuar me artileri të rëndë, me raketa dhe predha.
Armëpushimi i Jemenit, i cili është shkelur vazhdimisht nga koalicioni agresiv saudit, më në fund u zgjat edhe për dy muaj të tjerë, rreth tre javë më parë, pas konsultimeve të OKB-së për zgjatjen e tij.
Më herët, Mehdi al-Mashat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, tha se armëpushimi jemenas pothuajse ishte zhdukur me shkelje të përsëritura nga koalicioni agresor saudit.
Ndryshe nga pritshmëritë e sauditëve, sulmet e tyre u përballen me rezistencën e fortë të popullit jemenas dhe pas shtatë vitesh rezistencë të pathyeshme, Riadi u detyrua të pranonte një armëpushim me shpresën e daljes nga lufta e Jemenit.