Zjarr në kazermat e ushtrisë sioniste
Korrik 02, 2022 08:49 Europe/Tirane
Burimet e lajmeve raportojnë për një zjarr në një qendër ushtarake të regjimit izraelit.
Burime lokale palestineze njoftuan se një zjarr ka rënë në kazermën e ushtrisë izraelite pranë qytetit "Al-Ram" që ndodhet në veri të Kodsit të pushtuar. Sipas njoftimeve të mediave lokale palestineze, ky zjarr ka nisur mëngjesin e sotëm. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve të regjimit sionist për të hequr dhe mbuluar incidentet dhe zhvillimet e sigurisë, kohët e fundit janë raportuar disa raste zjarresh që kanë çuar në shpërthime në disa zona të banuara dhe industriale të regjimit sionist.
Tags