Demonstrata e qytetarëve palestinezë me sloganin "Jo vizitës së Bidenit"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i129850-demonstrata_e_qytetarëve_palestinezë_me_sloganin_jo_vizitës_së_bidenit
Një numër i madh i palestinezëve në qytete të ndryshme protestuan kundër vizitës së presidentit amerikan dhe theksuan se autoritetet palestineze nuk duhet ta mirëpresin atë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 14, 2022 20:48 Europe/Tirane
  • Demonstrata e qytetarëve palestinezë me sloganin

Një numër i madh i palestinezëve në qytete të ndryshme protestuan kundër vizitës së presidentit amerikan dhe theksuan se autoritetet palestineze nuk duhet ta mirëpresin atë.

Sipas agjencisë Anatoly, mijëra palestinezë, duke dënuar vizitën e presidentit amerikan Joe Biden në territoret e pushtuara, kërkuan që Autoriteti Autonom Palestinez të mos e mirëpresë Biden. Këto protesta u mbajtën në qytete të ndryshme të Palestinës, duke përfshirë qytetin e Nablusit që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor. Protestuesit palestinezë mbanin parulla që shkruanin: "Jo politikave të Amerikës" dhe "Jo vizitës së Bidenit në Palestinë". Grupet politike dhe lëvizjet popullore palestineze gjithashtu kërkuan nga qytetarët e këtij vendi që gjatë këtyre protestave të ngrenë flamurin palestinez për të dënuar udhëtimin e Biden në Palestinën e pushtuar.