Përleshje mes talebanëve dhe ISIS-it, të plagosur civilë
(last modified Sat, 23 Jul 2022 18:49:28 GMT )
Korrik 23, 2022 20:49 Europe/Tirane
  • Përleshje mes talebanëve dhe ISIS-it, të plagosur civilë

Zyrtarët lokalë në provincën Baghlan të Afganistanit njoftojnë fillimin e operacioneve të talebanëve kundër elementëve të grupit terrorist ISIS në qytetin Pol-e-Khumri.

Burimet lokale bëjnë të ditur se si pasojë e konfliktit mes dy palëve janë plagosur mbi 20 civilë. Burime nga Baghlan i thanë agjencisë së lajmeve AVA se të shtunën në mesditë, njerëz të lidhur me ISIS-in qëlluan mbi forcat talebane nga një ndërtesë prapa selisë së policisë në Baghlan dhe pas kësaj filloi një konflikt mes dy palëve. Sipas burimeve lokale, njerëz të lidhur me ISIS morën me qira një ndërtesë pranë selisë së policisë në rajonin Pol-e-Khumri në Baghlan dhe po vepronin atje që prej dy muajsh. Këto burime theksojnë se zona e konfliktit është rrethuar nga ushtarë talebanë dhe thuhet se pjesëtarët e ISIS-it janë vrarë. Burimet shtuan se zona e konfliktit ishte mes shtëpive të banimit, kështu që më shumë se 20 civilë u plagosën nga konflikti intensiv dhe u transferuan në qendrat mjekësore të rajonit Pol-e-Khumri.

 

Tags