Përmbytje të rënda në kryeqytetin e Arabisë Saudite
Burimet saudite kanë raportuar për përmbytje të mëdha në qytetin e Riadit, kryeqytetin e Arabisë Saudite.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar mediat arabe, burimet e lajmeve kanë publikuar të hënën fotografi të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite, të cilat tregojnë për përmbytje të mëdha në këtë qytet. Ndërkohë, të dielën, organizata e shpëtimit dhe ndihmës së Arabisë Saudite kishte paralajmëruar vazhdimin e shirave të rrëmbyeshëm në disa pjesë të këtij vendi deri të mërkurën e kësaj jave. Në deklaratën e Organizatës së Shpëtimit të Arabisë Saudite, është bërë e ditur se deri në fund të kësaj jave do të vazhdojnë reshjet e dendura të shiut dhe vërshimet në këtë vend. Kjo organizatë saudite ka paralajmëruar banorët e qyteteve si Asir, Najran, Jazan dhe Al-Baha që të jenë më të kujdesshëm ndaj motit, sepse reshjet e shiut dhe stuhitë do të jenë më intensive në këto zona. Po ashtu, banorët e qyteteve Riad, Sharkiya, Kasim dhe Hael janë paralajmëruar se në këto zona do të ketë reshje shiu, natyrisht me më pak intensitet. Zëdhënësi i Organizatës së Shpëtimit dhe Ndihmës të Arabisë Saudite, Mohammad Al-Hammadi, lidhur me këtë, tha se paralajmërojmë qytetarët për kushtet e paqëndrueshme të motit në ditët në vijim dhe u themi atyre që të mos mblidhen në zonat ku ka mundësi për përmbytje dhe gjithmonë të informohen për të mbrojtur jetën e tyre. Zonat në lindje të Emirateve të Bashkuara Arabe në ditët e fundit gjithashtu dëshmuan reshje të paprecedentë dhe përmbytje. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se rrugët e këtyre zonave janë përmbytur dhe disa shtëpi gjithashtu janë përmbytur.