Amerika pranon t'i shesë raketat Patriot Arabisë Saudite
Departamenti Amerikan i Shtetit ra dakord për kontratën për shitjen e raketave Patriot në Arabinë Saudite dhe të sistemit Thaad në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas CNN, Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë zyrtare theksoi se ka rënë dakord me kontratën për t'i shitur 300 raketa Patriot Arabisë Saudite për shumën 3.5 miliardë dollarë, si dhe kontratën për shitjen e 96 raketave të sistemit THAAD në Emiratet e Bashkuara Arabe për shumën 2.25 miliardë dollarë. Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se shitja e këtyre raketave do t'i lejojë Arabisë Saudite të rrisë rezervat e saj raketore. Ndërkohë, Arabia Saudite ka përdorur raketa Patriot gjatë sulmeve nga dronët jemenas që i përkasin lëvizjes Houthi (forcave të Ansarullah). Ky lajm bëhet i ditur ndërkohë që Kombet e Bashkuara kanë njoftuar të martën zgjatjen e armëpushimit dy mujor në Jemen. Miratimi i shitjes së armëve amerikane Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vjen më pak se 3 javë pasi Joe Biden vizitoi Arabinë Saudite për herë të parë si president i Shteteve të Bashkuara. Një udhëtim për të cilin shumë besojnë se nuk arriti rezultatin e dëshiruar të Uashingtonit, përfshirë këtu edhe në fushën e angazhimit të Riadit në tregun e naftës. Ky udhëtim u shoqërua me kritika të shumta edhe mes grupeve amerikane dhe shumë e cilësuan udhëtimin e Biden në Arabinë Saudite si të pasuksesshëm. Që nga marsi 2015, Arabia Saudite, në formën e një koalicioni të disa vendeve arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe me ndihmën dhe dritën jeshile të Shteteve të Bashkuara, filloi sulme të gjera kundër Jemenit, vendit më të varfër arab, për të përmbushur synimet dhe ambiciet e saj politike.