Ushtria sioniste sulmon kampin palestinez në Bregun Perëndimor
Ushtarët sionistë sulmuan kampin “Al-Dahisheh” që ndodhet në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.
Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe plagosin ose arrestojnë shumë palestinezë. Sipas faqes së lajmeve Arab 48, ushtarët sionistë bastisën kampin al-Dahisheh, i vendosur në juglindje të Betlehemit, në bregun perëndimor të lumit Jordan dhe arrestuan një numër palestinezësh. Sipas këtij raporti, pas sulmit në këtë kamp, ushtarët sionistë kanë rrëmbyer 2 palestinezë të quajtur "Hamza Al-Saifi" dhe "Saleh Al-Jaidi". Ushtarët sionistë gjithashtu në postbllokun pranë qytetit Tulkarm arrestuan Imad Rejhan një ish i burgosur palestinezë. Në Kodsin e pushtuar, ushtarët sionistë arrestuan një palestinez pasi e rrahën atë rëndë. Arrestimi i palestinezëve nga forcat sioniste vazhdoi edhe mëngjesin e së mërkurës dhe të së enjtes në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor ku u arrestuan 22 palestinezë. Frika dhe paniku i autoriteteve të sigurisë së regjimit sionist është shtuar pas martirizimit të një të riu palestinez të quajtur Zarrar Riyad al-Kafrini, i cili të hënën ra dëshmor në sulmin e terroristëve sionistë në kampin Xhenin. Pas martirizimit të këtij të riu palestinez në sulmin sionist në kampin Xhenin, Shejh "Bassam Al-Saadi", një nga zyrtarët e lartë të lëvizjes së rezistencës së Xhihadit Islamik në Xhenin, u arrestua nga forcat sioniste dhe u plagos në një konflikt me forcat sioniste. Më parë, dega e Batalionit Kods në Xhenin e ka kërcënuar regjimin sionist me sulme hakmarrëse.