Qëllimi i fshehur pas sulmit në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i130712-qëllimi_i_fshehur_pas_sulmit_në_gaza
Shtrirja e kufizuar e konfrontimit midis Xhihadit Islamik Palestinez dhe regjimit sionist nënkupton që objektivi nuk është dobësimi i rezistencës, por është të matë reagimet ndaj këtij konfrontimi në shumë nivele dhe të dërgojë mesazhe themelore në proces.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 07, 2022 16:33 Europe/Tirane
  • Qëllimi i fshehur pas sulmit në Gaza

Shtrirja e kufizuar e konfrontimit midis Xhihadit Islamik Palestinez dhe regjimit sionist nënkupton që objektivi nuk është dobësimi i rezistencës, por është të matë reagimet ndaj këtij konfrontimi në shumë nivele dhe të dërgojë mesazhe themelore në proces.

Regjimi sionist e konsideron rezistencën palestineze si objektivin më të lehtë brenda boshtit të rezistencës dhe për këtë arsye ka kërkuar konfrontim të llogaritur me këtë entitet. Nëpërmjet sulmeve të tij në Gaza, regjimi sionist është i interesuar të testojë shkallën e unitetit të fraksioneve të rezistencës rajonale në vendimmarrje, mbështetjen logjistike, gatishmërinë e fraksioneve për t'u përfshirë nëse beteja përshkallëzohet, sa të gatshëm janë ata të zgjerojnë luftën dhe përveç kësaj, të mësojë për stokun e tyre të armëve, aftësitë dhe kapacitetet e tyre. Kjo po ndodh gjithashtu në një kohë kur regjimi sionist do të mbajë zgjedhjet e tij të pesta në katër vjet këtë nëntor, duke kërkuar në këtë mënyrë të tubojë popullsinë kolone mbi një pikë uniteti – që zakonisht janë sulmet ndaj Gazës. Regjimi sionist kërkon të krijojë imazhin se nuk ka frikë të sulmojë në çdo rrethanë për të garantuar ‘sigurinë’ e tij, me Yair Lapid, kryeministrin izraelit që deklaroi të premten se, “vendi ka ‘tolerancë zero’ për sulmet nga Gaza”. Megjithatë, ai gjithashtu e bëri të qartë në të njëjtën konferencë për shtyp se nuk ka interes për një “betejë më të gjerë”. Më e rëndësishmja, regjimi sionist po i afrohet një sfide të vështirë dhe ajo është demarkacioni i kufijve detarë me Libanin, i cili nëse nuk përfundon në interes të Libanit, përbën një rrezik për një luftë të afërt, siç bëhet e qartë nga Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban. Regjimi sionist dëshiron të parandalojë një luftë me çdo kusht dhe kjo do të thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë kompromis, gjë që shfaqet si një pikë dobësie për popullsinë kolone në kontekstin e zgjedhjeve, pasi ata dëshirojnë për një kandidat që ka një qëndrim të fortë për çështje të tilla. Prandaj, ky sulm në shkallë më të vogël u nis për të shmangur një luftë më të madhe, dhe që regjimi t'i jepte vetes pak kredibilitet. Është gjithashtu e rëndësishme që regjimi sionist të përforcojë fobinë e luftës në mendjet e popullatës së kolonëve, në mënyrë që opinioni i përgjithshëm masiv të jetë i formuar në përputhje me vendimin e qeverisë sioniste për të bërë kompromis në kufijtë detarë, në mënyrë që të parandalojë një luftë në shkallë më të gjerë ku hapet fronti i betejës përtej një fraksioni të rezistencës palestineze, dhe në rastin më të keq shtrihet në rezistencën libaneze që ka mbi 100,000 raketa. Arsyeja që regjimi sionist kërkon të bëjë kompromis për kufijtë është sepse ai e di se aftësitë e rezistencës janë shumë të forta. Regjimi sionist megjithatë kërkon të prezantojë imazhin se ata janë të fortë duke nisur një sulm ndaj rezistencës, megjithatë realiteti është se ata nuk dëshirojnë një luftë dhe në fakt e dinë se organizata të tjera të rezistencës palestineze si Hamasi, Fronti Popullor nuk kanë ndërmend të përfshihen në konflikt dhe prandaj operacioni është i një natyre të kufizuar. Kreu i Shin Bet thuhet se u tha ministrave të kabinetit gjatë natës të shtunën se Tel Avivi "përmbushi shumicën e objektivave që vendosi në fillim të operacionit në Gaza". Realiteti është se regjimi sionist po mashtron popullsinë e tij duke nxjerrë tituj që tingëllojnë të mëdhenj, por janë bosh, pasi ata e dinë se rezistenca nuk do të tërhiqet zvarrë në sheshin që ata duan, dhe qëllimi i tyre është që përmes mashtrimit të manipulojnë opinionin publik të kolonëve sionistë.