Izraeli pranoi armëpushimin me grupin e Xhihadit Islamik në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i130716-izraeli_pranoi_armëpushimin_me_grupin_e_xhihadit_islamik_në_gaza
Izraeli ra dakord të dielën me një propozim për të vendosur një armëpushim midis tij dhe Xhihadit Islamik Palestinez në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 07, 2022 21:04 Europe/Tirane
  • Izraeli pranoi armëpushimin me grupin e Xhihadit Islamik në Gaza

Izraeli ra dakord të dielën me një propozim për të vendosur një armëpushim midis tij dhe Xhihadit Islamik Palestinez në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, regjimi sionist ka rënë dakord të arrijë një armëpushim në Gaza dhe negociatorët e Kajros si ndërmjetës janë duke pritur përgjigjen e palës palestineze. Disa media izraelite kanë raportuar gjithashtu se Egjipti është në pritje të përgjigjes së grupit të Xhihadit Islamik ndaj propozimit të armëpushimit. Gazeta “Ray Al Youm” shkruante se Xhihadi Islamik ende këmbëngul në hakmarrjen e komandantëve të tij që u vranë nga Izraeli, si dhe të martirëve të tjerë palestinezë. “Diskutimet janë duke u zhvilluar në nivelet më të larta drejt qetësisë. Rezistenca nuk do të ndalet nëse agresioni dhe krimet e okupatorit izraelit nuk ndalen”, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP të dielën një burim i Xhihadit Islamik. Ushtria sioniste ka nisur nga mbrëmja e së premtes sulmet ajrore dhe artilerike në zona të ndryshme të Rripit të Gazës dhe deri më tani kanë rënë dëshmorë 32 persona dhe janë plagosur 265 palestinezë. Ndërkohë, Koordinatori Humanitar i Kombeve të Bashkuara në territoret e pushtuara palestineze, Lynn Hastings, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit dhe dhunës në Gaza.