Musab al-Barim: Rezistenca kundër regjimit okupues sionist është e pathyeshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i130922-musab_al_barim_rezistenca_kundër_regjimit_okupues_sionist_është_e_pathyeshme
Zëdhënësi i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez tha se rezistenca kundër sulmeve të regjimit pushtues sionist është e pathyeshme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 13, 2022 08:21 Europe/Tirane
  • Musab al-Barim: Rezistenca kundër regjimit okupues sionist është e pathyeshme

Zëdhënësi i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez tha se rezistenca kundër sulmeve të regjimit pushtues sionist është e pathyeshme.

Musab al-Barim për qëllimin e regjimit okupator sionist në sulmin e fundit në Rripin e Gazës, tha se forcat pushtuese sioniste po kërkojnë të mposhtin rezistencën duke synuar gratë, fëmijët dhe komandantët e rezistencës, por rezistenca është e pathyeshme. Zëdhënësi i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez theksoi se me vrasjen e komandantëve të rezistencës, kuadri drejtues i rezistencës nuk do të pësojë vakum dhe të gjitha grupet e rezistencës me forcë dhe vendosmëri do të vazhdojnë rrugën e dëshmorëve. Duke iu referuar vrasjes së Tisir al-Jabari, komandantit të lartë të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez në Rripin e Gazës, Musab al-Barim tha se pavarësisht dhimbjes së shkaktuar nga kjo vrasje, të bëhesh lider është në natyrën e luftëtarëve palestinezë dhe një tjetër person do të zëvendësojë këtë komandant martir. Zëdhënësi i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez theksoi se komandanti i ri dhe luftëtarët e tjerë palestinezë do të vazhdojnë rrugën e dëshmorit Jasir al-Jabari dhe se fitorja pa sakrifica nuk është e mundur.