Përplasja e të rinjve palestinezë me ushtarët sionistë në kampin Shufat
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i130924-përplasja_e_të_rinjve_palestinezë_me_ushtarët_sionistë_në_kampin_shufat
Agjencia e lajmeve Shahab raportoi për përplasjen e të rinjve palestinezë me forcat okupuese sioniste në kampin Shufat në qytetin e pushtuar të Kudsit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 13, 2022 08:22 Europe/Tirane
  • Përplasja e të rinjve palestinezë me ushtarët sionistë në kampin Shufat

Agjencia e lajmeve Shahab raportoi për përplasjen e të rinjve palestinezë me forcat okupuese sioniste në kampin Shufat në qytetin e pushtuar të Kudsit.

Gjatë përleshjeve, një numër i palestinezëve u plagosën për shkak të thithjes së gazeve helmuese të shkaktuara nga gjuajtja e gazit lotsjellës nga forcat sioniste. Në një lajm tjetër, burimet lokale njoftuan se forcat pushtuese arrestuan dy të rinj palestinezë të plagosur gjatë përleshjeve në qytetin Abudis në lindje të qytetit Kuds.  Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, burime lokale të premten njoftuan se palestinezët qëlluan në bazën ushtarake sioniste të vendosur në zonën Jebel Jerzim në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor.  Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës gjithashtu njoftoi se të paktën 56 palestinezë u plagosën për shkak të thithjes së gazeve toksike të shkaktuara nga gjuajtja e gazit lotsjellës nga forcat sioniste gjatë përleshjeve në postbllokun Hawara në jug të Nablusit.