Vazhdojnë operacionet ilegale të Turqisë në Irak
Ushtria turke vuri në shënjestër 2 anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior.
Turqia e ka përfshirë PKK-në në listën e grupeve terroriste dhe e ka kthyer veriun e Irakut dhe Sirisë në një arenë lufte ushtarake turke kundër anëtarëve të kësaj partie. Ky operacion vazhdon pavarësisht protestave të irakianëve. Sipas Middle East Neës, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka lëshuar një deklaratë mbrëmë duke njoftuar vdekjen e dy anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Irakun verior. Sipas kësaj deklarate, operacionet e fundit të forcave të armatosura turke kundër PKK-së janë kryer në rajonin Haftanin në veri të Irakut. Operacioni i ushtrisë turke kundër PKK-së nën titullin "Bllokimi i kthetrave" filloi më 18 prill 2022, në zonat Matina, Zab dhe Afshin-Pasyan në Irakun verior. Duhet theksuar se protesta e irakianëve kundër sulmeve të paligjshme të Turqisë detyroi Këshillin e Sigurimit të OKB-së të nxjerrë një rezolutë kundër Ankarasë.