Omani kundërshton hapjen e hapësirës ajrore ndaj avionëve sionistë
Burime në gjuhën hebraike raportuan se Omani ka kundërshtuar hapjen e hapësirës së tij ajrore ndaj avionëve të regjimit sionist, çështje kjo që pengon avionët e këtij regjimi të kalojnë në hapësirën ajrore të Arabisë Saudite.
Sipas faqes Sputnik, gazeta Israel Hayom në një reportazh pranoi kundërshtimin e Mbretërisë së Omanit për kalimin e avionëve të regjimit sionist në hapësirën ajrore të këtij vendi. Kjo gazetë sioniste shtoi: Që nga momenti i shkrimit të këtij artikulli, avionët e regjimit sionist nuk lejohen të kalojnë në hapësirën ajrore të Omanit dhe kjo do të thotë se plani për të reduktuar kohën e fluturimit në Lindjen e Afërt, i cili supozohej të zbatohej duke kaluar hapësirën ajrore të Arabisë Saudite nuk mund të zbatohet. Duhet theksuar se korrikun e kaluar, në të njëjtën kohë me vizitën rajonale të presidentit amerikan, Joe Biden, autoritetet saudite njoftuan hapjen e hapësirës ajrore të vendit për kompanitë ajrore sioniste. Sipas marrëveshjes së Arabisë Saudite, autoritetet sioniste nuk prisnin kundërshtimin e Omanit në këtë rast. Mirëpo qendra sioniste “Vinet” lidhur me këtë ka deklaruar, se marrëveshja e Omanit me kalimin e avionëve sionistë mbi qiellin e këtij vendi është e nevojshme, sepse pa të nuk është e mundur të kalohet hapsira ajrore e Arabisë Saudite drejt Oqeanit Indian dhe më pas në destinacione të ndryshme në lindje. Për këtë rast, që të përdoret hapësira e Arabia Saudite për në lindje është e nevojshme të kalohet nga qielli i Jemenit, gjë që nuk është e mundur për shkak të luftës në këtë vend dhe mungesës së marrëdhënieve midis Izraelit dhe Jemenit.