51 palestinezë u plagosën në sulmin e forcave sioniste
(last modified Sat, 20 Aug 2022 08:10:54 GMT )
Gusht 20, 2022 10:10 Europe/Tirane
  • 51 palestinezë u plagosën në sulmin e forcave sioniste

Burimet e lajmeve raportuan se 51 persona u plagosën nga sulmi i ushtarëve sionistë në Bregun Perëndimor ndaj palestinezëve që protestonin kundër vendbanimeve.

Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe martirizojnë, plagosin ose arrestojnë shumë palestinezë. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 25 persona u plagosën në përleshjet mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë në qytetin Kafr Qadum në lindje të Qalqilyeh. 26 të plagosur të tjerë u raportuan në zona të ndryshme të Nablusit. Ndërkohë, të premten, forcat sioniste vranë një shtetas palestinez gjatë një sulmi në qytetin Tubas, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të lumit Jordan.