Arrestohen 17 terroristë të ISIS në Irak
Sistemi i sigurisë së brendshme të rajonit të Kurdistanit të Irakut njoftoi arrestimin e 17 terroristëve të ISIS-it në zona të ndryshme të provincës Sulejmanije në Irakun verior.
7 nga këta terroristë po promovonin aktivitetet terroriste të ISIS-it përmes mediave sociale. Një zyrtar i sigurisë në rajonin e Kurdistanit të Irakut shtoi se terroristët e ISIS-it planifikonin të vrisnin disa oficerë dhe komandantë të lartë të forcave kurdë Peshmerga, si dhe një numër figurash fetare dhe të hidhnin në erë disa seli të partisë Patriotike të Kurdistanit të Irakut. Sipas këtij zyrtari të sigurisë, këta terroristë kanë luajtur edhe një rol në konfliktin me forcat e sigurisë në tregun e Sulejmanijes më 14 gusht 2022. Forcat ushtarake dhe të sigurisë irakiane po përpiqen ende të pastrojnë plotësisht zonat ku janë të pranishme mbetjet e elementëve terroristë të ISIS.