Linjat e komunikimit të Libanit me jashtë u ndërprenë
(last modified Fri, 02 Sep 2022 17:45:56 GMT )
Shtator 02, 2022 19:45 Europe/Tirane
  • Linjat e komunikimit të Libanit me jashtë u ndërprenë

Linjat e komunikimit të Libanit me jashtë u ndërprenë pas një greve nga krahu ekzekutiv i organizatës Ojiro.

Sipas faqes libaneze Al-Tayar, mediat e këtij vendi njoftuan se pas grevës së punonjësve të organizatës Ojiro, pjesë të ndryshme të Libanit, veçanërisht disa nga organet më të rëndësishme të këtij vendi, humbën lidhjen e tyre me botën e jashtme ku më të rëndësishmet prej tyre janë Kryqi i Kuq, një sërë organizatash sociale dhe humanitare dhe spitalet libaneze. Punonjësit e Organizatës së Komunikacionit Ojiro kërkuan rritje të pagave dhe dolën në grevë për shkak të mosreagimit të qeverisë së këtij vendi. Faqja libaneze “Al-Tayar” ka raportuar sot (e premte) se greva e punonjësve të kësaj organizate është ende duke vazhduar dhe anëtarët e këshillit ekzekutiv të Ojiro kanë vendosur të vazhdojnë grevën e tyre deri në plotësimin e kërkesave. Libani u përball me një ndërprerje mbarëkombëtare të energjisë vitin e kaluar për shkak të mungesës së karburantit. Vitin e kaluar, pas mbylljes së dy termocentraleve “Al-Zahrani” dhe “Deir Ammar” për shkak të mungesës së karburantit, rrjeti i energjisë elektrike në vend u ndërpre plotësisht. Libani ka një vit që po përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe politike. Mungesa e karburantit dhe rritja e çmimit të dollarit, sidomos pas shpërthimit të tmerrshëm në portin e Bejrutit vitin e kaluar, i rëndoi këto probleme.

 

Tags