Vritet një gazetar në Palestinën e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i131664-vritet_një_gazetar_në_palestinën_e_pushtuar
Mediat palestineze raportuan vdekjen e një gazetari në qytetin Umm al-Fahm, që ndodhet në Palestinën e pushtuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 05, 2022 07:28 Europe/Tirane
  • Vritet një gazetar në Palestinën e pushtuar

Mediat palestineze raportuan vdekjen e një gazetari në qytetin Umm al-Fahm, që ndodhet në Palestinën e pushtuar.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, gazetari palestinez Nizal Aghbariyeh u qëllua për vdekje në qytetin e pushtuar Umm al-Fahm të dielën mbrëma. Sipas burimeve lokale, gazetari në fjalë është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Sipas këtij raporti, shtëpia e Nizal Aghbariyeh ishte gjithashtu në shënjestër të të shtënave me armë zjarri në qershor 2021. Me vdekjen e këtij gazetari, numri i të vrarëve që nga fillimi i këtij viti në territoret e pushtuara në vitin 1948 ka arritur në 72 persona. Asnjë individ apo grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e këtij gazetari, por në tre muajt e fundit ushtria sioniste vrau të paktën dy gazetarë palestinezë, duke përfshirë Shirin Abu Akleh, me të shtëna direkte.