Sulmet ajrore të koalicionit saudit në Jemenin perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i131818-sulmet_ajrore_të_koalicionit_saudit_në_jemenin_perëndimor
Burimet e lajmeve raportuan të premten mbrëma se avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit shënjestruan disa zona në perëndim të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2022 03:44 Europe/Tirane
  • Sulmet ajrore të koalicionit saudit në Jemenin perëndimor

Burimet e lajmeve raportuan të premten mbrëma se avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit shënjestruan disa zona në perëndim të Jemenit.

Avionët e koalicionit saudit bombarduan në katër raste qytetin Hais që ndodhet në jug të provincës Hodeidah dhe qytetin "Makbaneh" në perëndim të provincës Taiz. Avionët luftarakë të koalicionit agresor sulmuan gjithashtu në rajonin Al Xhabalia në perëndim të Jemenit. Nga ana tjetër, forcat kufitare të Arabisë Saudite kanë qëlluar mbi një grua në zonën Razeh në provincën Saada dhe e kanë plagosur atë. Këto sulme po ndodhin ndërkohë që me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara prej disa muajsh ka një armëpushim mes palëve në konflikt, por koalicioni saudit e shkel çdo ditë këtë armëpushim.