Sulm ushtarak sionist ndaj palestinezëve që protestojnë kundër pushtimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i132048-sulm_ushtarak_sionist_ndaj_palestinezëve_që_protestojnë_kundër_pushtimit
Ushtarët sionistë sulmuan palestinezët që protestonin kundër pushtimit të regjimit sionist në jug të Bregut Perëndimor të lumit Jordan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 18, 2022 07:31 Europe/Tirane
  • Sulm ushtarak sionist ndaj palestinezëve që protestojnë kundër pushtimit

Ushtarët sionistë sulmuan palestinezët që protestonin kundër pushtimit të regjimit sionist në jug të Bregut Perëndimor të lumit Jordan.

Sipas faqes palestineze të lajmeve MAA, palestinezët mbajtën një tubim proteste të shtunën mbrëma në fshatin Al-Tavanah që ndodhet në zonën "Mosafir Yata, në jug të Hebronit, në shenjë proteste kundër pushtimit të regjimi sionist në këtë zonë. Ushtarët sionistë sulmuan tubimin e protestës së palestinezëve, hodhën mbi ta bomba zanore dhe gaz lotsjellës dhe rrahën disa prej tyre. Që nga vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, regjimi sionist e prezantoi rajonin Mosafir Yatta si "Poligoni 918" për të zgjeruar zonën e tij të stërvitjes ushtarake dhe Gjykata e Lartë e këtij regjimi e shpalli një sipërfaqe prej më shumë se 3100 hektarësh përgjatë territoreve të pushtuara në Bregun Perëndimor si zonë ushtarake dhe banorët e tij palestinezë i quajti sezonalë dhe të përkohshëm. Dëbimi i banorëve të kësaj zone, nëse zbatohet, do të jetë shpërngulja më e madhe e dhunshme e palestinezëve që nga viti 1967, por banorët vendas të kësaj zone deri më tani kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke shpresuar në presionin ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar vendimin e gjykatës së regjimit sionist dhe kanë kërkuar ndalimin e dëbimit të palestinezëve autoktonë.