Kina dënon grabitjen e naftës siriane nga SHBA
Shefi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Yi njoftoi në një konferencë shtypi të enjten (22 shtator) se Shtetet e Bashkuara po vjedhin vazhdimisht naftën siriane.
Wang Yi, sqaroi se prodhimi ditor i naftës së papërpunuar në Siri në gjysmën e parë të vitit 2022 ishte rreth 80,300 fuçi në ditë, nga të cilat amerikanët dhe mercenarët e tyre grabitën 66,000 fuçi në ditë. Duke deklaruar se ushtria amerikane ka grabitur 82% të prodhimit të naftës në Siri, ai tha se që nga fillimi i gushtit rreth 800 cisterna janë transferuar në bazat amerikane jashtë Sirisë. Është në këto rrethana që sirianët duhet të qëndrojnë me orë të tëra në radhë në pikat e karburantit, tha Wang Yi, duke theksuar se vjedhja e naftës e ka privuar popullin sirian nga të drejtat e tij dhe se Siria është një tjetër viktimë e politikës amerikane së bashku me Afganistanin, Libinë dhe Irakun. Ministri i Jashtëm kinez u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, të marrë masa për heqjen e sanksioneve të vendosura nga Amerika kundër Sirisë dhe për t'i paguar dëmshpërblime popullit sirian për grabitjen e naftës së tij.