Avionët luftarak irakianë bombarduan selinë e ISIS
Avionët luftarakë irakianë bombarduan selinë e grupit terrorist ISIS në lindje të Irakut.
Sipas IRNA-së, këta terroristë u vunë në shënjestër në zonën Narin në rrethin Qara Tepe në provincën Diyala. Numri i saktë i viktimave në radhët e terroristëve nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, shtatë ushtarë u vranë dhe u plagosën në 2 sulme të anëtarëve të grupit terrorist ISIS ndaj pozicioneve të ushtrisë irakiane në provincën Diyala. Pavarësisht disfatës së ISIS-it në Irak, mbetjet e këtij grupi terrorist vazhdojnë të kryejnë operacione terroriste kundër qytetarëve dhe ushtarëve irakianë në pjesë të Bagdadit, kryeqytetit dhe provincave Diyala, Nineveh, Salah al-Din, Kirkuk, dhe Anbar. Nga ana tjetër, ushtria dhe forcat e sigurisë irakiane janë ende në përpjekje për të pastruar plotësisht këto zona nga elementët terroristë.