Koalicioni ushtarak i Arabisë Saudite vazhdon shkeljen e armëpushimit në Jemen
Në 24 orët e fundit, koalicioni ushtarak agresor i Arabisë Saudite ka shkelur armëpushimin mbi 50 herë në Hudejda të Jemenit.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se në vazhdën e shkeljes së armëpushimit në Hudejda nga koalicioni ushtarak agresor i Arabisë Saudite, ky koalicion agresor e ka shkelur armëpushimin 53 herë në 24 orët e fundit në këtë rajon të Jemenit.
Ndërkohë, armëpushimi edhe në provincat e tjera të Jemenit po shkelet vazhdimisht nga koalicioni saudit.
Koalicioni saudit mbrëmë ka shkelur armëpushimin e OKB-së 172 herë duke kryer fluturime vëzhgimi dhe zbulimi mbi provincat Marib, Taiz, Xhuf, Saada, Hodejdah, Dhale, Al Bajda, Haxhah dhe në akset operacionale të vijës kufitare.
Armëpushimi dy mujor ndërmjet qeverisë Sana'a dhe koalicionit saudit filloi më 2 prill 2022 dhe më 2 qershor që i dërguari i OKB-së për çështjet e Jemenit, Hans Grundberg, njoftoi se palët në konflikt ranë dakord për të njëjtat kushte si në marrëveshjen fillestare, që armëpushimi dy mujor të zgjatet deri më 2 gusht; më 2 gusht, armëpushimi në Jemen u zgjat edhe për dy muaj të tjerë.