Parlamenti arab dënoi sulmin e kolonëve sionistë në xhaminë Al-Aksa
Parlamenti arab dënoi sulmin e ushtarëve dhe kolonëve sionistë në xhaminë Al-Aksa.
Një grup kolonësh sionistë me mbështetjen e ushtrisë izraelite sulmuan të hënën xhaminë Al-Aksa, me rastin e “Vitit të Ri Hebraik”, gjë që çoi në përplasjen e tyre me besimtarët palestinezë. Sipas raportit të rrjetit Rusia Today, Parlamenti Arab të martën dënoi ashpër sulmin e ushtarëve izraelitë dhe një grupi kolonësh sionistë brenda xhamisë Al-Aksa dhe paralajmëroi për rreziqet dhe pasojat e këtyre tensioneve, sepse ato dobësojnë mundësinë për të arritur paqen dhe sigurinë dhe kërcënon stabilitetin në rajon. Parlamenti arab i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të përmbushë përgjegjësinë e tij dhe të ndalojë ekspansionizmin dhe veprimet mizore të regjimit sionist. Parlamenti arab më tej theksoi respektimin e lirisë së njerëzve për të shkuar në objektet e adhurimit dhe parandalimin e përdhosjes së xhamisë Al-Aksa nga hebrenjtë ekstremistë, sepse përdhosja e kësaj xhamie është një shkelje e qartë e ndjenjave të miliona muslimanëve. Parlamenti arab gjithashtu dënoi këto veprime të Izraelit, të cilat janë kundër të gjitha ligjeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut dhe kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të sigurojë mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare për kombin palestinez.