Përplasja e ushtarëve sionistë me palestinezët në Kodsin e pushtuar
Të martën, burimet e lajmeve raportuan për një përplasje mes palestinezëve dhe ushtarëve sionistë në Kodsin e pushtuar.
Sipas IRNA, forcat sioniste sulmuan lagjen “Baton Elhawi” në Kodsin e pushtuar dhe hodhën gaz lotsjellës në shtëpitë e palestinezëve. Kjo përkundër faktit se në këtë lagje kanë qenë të pranishëm me dhjetëra kolonë sionistë të cilët kanë bërë veprime provokuese ndaj banorëve të saj dhe kanë fyer palestinezët. Sipas këtij raporti, në qytetin “Sour Baher” në Kodsin e pushtuar, ushtarët sionistë janë përleshur me palestinezët dhe kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre dhe gjithashtu i kanë qëlluar ata. Në prag të festimeve të Vitit të Ri hebre, nga frika e intensifikimit të operacioneve palestineze, regjimi sionist ka dislokuar me mijëra forca të tij në Kodsin e pushtuar dhe qytetet e tij të ndryshme. Gjatë muajit të fundit, operacionet spontane të palestinezëve kundër sionistëve janë shtuar ndjeshëm dhe kjo çështje ka tmerruar regjimin pushtues.