Sulm kibernetik ndaj kompanisë sioniste të prodhimit të dronëve
Si pasojë e një sulmi kibernetik ndaj një kompanie sioniste të prodhimit të dronëve, janë vjedhur informacione të rëndësishjme të personelit të kompanisë.
Agjencia e lajmeve Mehr duke cituar Rassia Today, sipas njoftimit të degës amerikane të kompanisë izraelite "Elbit", gjatë një sulmi kibernetik ndaj kësaj kompanie që prodhon avionë pa pilot, është vjedhur informacioni konfidencial dhe i ndjeshëm i rreth 400 punonjësve të saj.
Sipas raportimeve, dega amerikane e kompanisë në shtetin Maine njoftoi zyrtarët e saj për një sulm kibernetik në fillim të këtij muaji, duke thënë se të dhënat personale të 369 punonjësve të saj ishin shënjestruar nga hakerat në qershor.
Pas angazhimit të një firme të sigurisë kibernetike, prodhuesi i dronit sulmues njoftoi se "një aktor i panjohur ka gjetur akses në të dhëna dhe informacione të caktuara, duke përfshirë emrat, adresat, numrat e sigurimeve sociale, datat e lindjes, llogarinë bankare dhe informacionin e depozitave direkte, dhe përkatësinë etnike të disa individëve".
Selia e kësaj kompanie ndodhet në Haifa dhe aktiviteti kryesor i saj është ofrimi i teknologjisë së dronëve. Sipas hulumtuesve të kompanisë “Citizen Lab”, një nga degët e kësaj kompanie izraelite e quajtur “Cyberbit” ka prodhuar që nga viti 2016 softuer spiun me qëllim monitorimin dhe gjurmimin e rebelëve etiopianë në Amerikë, Angli dhe disa vende të tjera.
Organizatat e të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër kompaninë Elbit për shkak të skandalit me virusin spiun Cyberbit dhe më shumë se kaq, për sigurimin dhe furnizimin me dron sulmues, zbulues dhe spiunues për regjimin sionist.
Në korrik, pas sulmeve vdekjeprurëse të Tel Avivit në Bregun Perëndimor të pushtuar, aktivistët e të drejtave të njeriut shënjestruan një kompani me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që prodhoi motorë drone për Elbit në një masë hakmarrëse dhe u raportua për mijëra dollarë dëme.