133 persona u plagosën gjatë përleshjeve në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i132578-133_persona_u_plagosën_gjatë_përleshjeve_në_bagdad
133 persona u plagosën gjatë përleshjeve mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 29, 2022 05:38 Europe/Tirane
  • 133 persona u plagosën gjatë përleshjeve në Bagdad

133 persona u plagosën gjatë përleshjeve mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad.

Sipas IRNA, duke cituar agjencinë zyrtare irakiane të lajmeve (ËAA), mbështetësit e lëvizjes Sadr, të cilët gradualisht kanë arritur në afërsi të Zonës së Gjelbër, të mërkurën në mbrëmje shtuan intensitetin e sulmeve të tyre ndaj forcave të sigurisë dhe u përpoqën të hynin edhe një herë në këtë zonë. Përkrahësit e Lëvizjes Sadr po tentojnë sërish të sulmojnë Zonën e Gjelbër, ndërsa vetë Moqtada al-Sadr ka lëshuar një deklaratë në të njëjtën kohë me rifillimin e seancave të parlamentit. Në këtë deklaratë ai ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër të tjerëve, grupeve dhe partive politike dhe tha se nuk do të marrë pjesë në këtë procesi politik dhe nuk është i gatshëm të negociojë. Gjithashtu, dhjetëra mbështetës të lëvizjes Sadr u mblodhën para ndërtesës së guvernatorit të Basras dhe Dhiqarit dhe u përleshën me forcat e sigurisë. Trazirat nga mbështetësit e Moqtada Sadr dhe sulmet në Zonën e Gjelbër të Bagdadit u kryen ndërsa aktivitetet e Parlamentit irakian, i cili ishte pezulluar dy muaj më parë pas kapjes nga mbështetësit e lëvizjes Sadr, rifilluan të mërkurën. Në mbledhjen e parë është diskutuar çështja e dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit, Mohammad Al-Halbusi dhe është votuar për zgjedhjen e nënkryetarit të parë.