Siria: Veprimet e Izraelit në rajon janë një krim lufte
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë tha: Veprimet e regjimit sionist në Palestinë dhe Siri janë një krim lufte dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Hossamuddin Ala, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në zyrën e Kombeve të Bashkuara, të premten në takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në lidhje me të drejtat e njeriut në Palestinë dhe tokat e tjera arabe të pushtuara tha: Shkeljet e vazhdueshme të Izraelit në territorin sirian dhe shënjestrimi i qëllimshëm i infrastrukturës civile, duke përfshirë portet dhe aeroportet, janë një shkelje e qartë e ligjeve ndërkombëtare dhe një krim lufte që rrezikon jetën e civilëve. Hossamuddin Ala shtoi: Veprimet e këtij regjimi në Palestinë dhe Siri janë bërë një nga qasjet e tij të vazhdueshme dhe të pamatura në shkeljen e ligjeve ndërkombëtare, gjë që e çon rajonin në tensione dhe konflikte të paprecedentë. Ala tha: Izraeli, si një regjim i krijuar si rezultat i pushtimit, vazhdon të vrasë dhe të kryejë krime kundër popullit palestinez nën hijen e heshtjes dhe standardeve të dyfishta të vendeve perëndimore që e mbështesin atë. Ai deklaroi: Martirizimi i shtatëvjeçarit Rayan Suleiman si pasojë e ndjekjes nga ushtarët sionist pranë shkollës dhe pengimi i dërgimit të tij në spital është një kujtim i krimeve të tjera të pushtuesve për të cilat ata duhet të gjykohen. Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë shtoi: Pushtuesit izraelitë kryejnë shkelje të organizuara të të drejtave të njeriut në Golanin e pushtuar sirian dhe privimi i qytetarëve sirianë nga e drejta për arsim, shëndet, punë, ushqim, strehim dhe jetë dinjitoze është një shembull i këtyre veprimeve. Ala shtoi: Vendbanimet ilegale të Izraelit në territoret palestineze dhe në Golanin sirian janë shkaku kryesor i shkeljeve të të drejtave të njeriut në këto zona. Ai tha: Siria thekson të drejtën e saj për të rimarrë Golanin e pushtuar si një e drejtë e njohur nga ligjet ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe vullneti i popullit sirian. Ai deklaroi: Siria thekson edhe një herë të drejtën e kombit palestinez për të krijuar një shtet të pavarur me Kodsin si kryeqytet dhe të drejtën e refugjatëve për t'u kthyer në përputhje me zbatimin e rezolutave të OKB-së dhe mbështet çlirimin e territoreve të okupuara të Libanit.