Sana'a: Komuniteti ndërkombëtar është përgjegjës për katastrifeb humanitare në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i132820-sana'a_komuniteti_ndërkombëtar_është_përgjegjës_për_katastrifeb_humanitare_në_jemen
Ministria e të Drejtave të Njeriut e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit deklaroi: "Komuniteti ndërkombëtar dhe fuqitë e mëdha me në krye Amerikën, janë përgjegjëse për thellimin e katastrofës humanitare në Jemen".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2022 12:50 Europe/Tirane
  • Sana'a: Komuniteti ndërkombëtar është përgjegjës për katastrifeb humanitare në Jemen

Ministria e të Drejtave të Njeriut e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit deklaroi: "Komuniteti ndërkombëtar dhe fuqitë e mëdha me në krye Amerikën, janë përgjegjëse për thellimin e katastrofës humanitare në Jemen".

Sipas raportit të faqes së internetit të Agjencisë së Lajmeve të Jemenit të martën, Ministria e të Drejtave të Njeriut e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit në një deklaratë për media, e konsideroi komunitetin ndërkombëtar dhe fuqitë e mëdha në krye Amerikën, përgjegjës për pengimin e armëpushimit dhe thellimin e katastrofës humanitare në Jemen dhe për pasojat negative të saj për gjendjen humanitare në këtë vend.
Në këtë deklaratë, Ministria e të Drejtave të Njeriut të Jemenit paralajmëroi për pasojat e kokëfortësisë dhe arrogancës së koalicionit agresore ndaj Jemenin në lidhje me abuzimin me të drejtat njerëzore dhe ekonomike të popullit jemenas.
Në deklaratën e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut të Jemenit, thuhet se neglizhenca e vazhdueshme e shteteve anëtare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite ndaj çështjeve ekonomike dhe humanitare dhe bashkëfajësia e Kombeve të Bashkuara me ato, është bërë shkak që të mos arrihet asnjë përparim ndërkombëtar për fitoren e popullit jemenas dhe për realizimin e të drejtave të tij legjitime.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, Muhamed Abdul Salam, në një postim në Twitter shkroi: "Në një telefonatë, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian deklaroi qëndrimin e tij të njohur për domosdoshmërinë e pagesës së pagave të të gjithë punonjësve dhe pensionistëve, duke i dhënë fund kufizimeve mizore në portet dhe aeroportin e Hudejdah dhe Sana'a dhe se shtetet agresore janë përgjegjëse për dështimin e armëpushimit dhe përkeqësimin e problemeve humanitare të popullit Jemenit.