Arrestimi i një lideri të ISIS nga ushtria irakiane
Zëdhënësi i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Irakut njoftoi arrestimin e një lideri të grupit terrorist ISIS të quajtur Abu Jandal.
Sipas raportit të mediave, Jahya Rasool, zëdhënësi i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Irakut, në një deklaratë njoftoi: Pas urdhrave të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të këtij vendi për ndjekjen e terroristëve dhe tharjen e burimeve të tyre financiare, agjencia antiterroriste e Irakut kreu një operacion unik pas ndjekjes së informacioneve të detajuara, pas të cilit u arrestua “Aiman Latif Al-Maraëi” i mbiquajtur “Abu Jandal”. Rasool shtoi: Forcat e operacioneve speciale arritën ta arrestonin këtë terrorist duke bërë një pritë ndërsa ai po lëvizte drejt provincës Salahuddin për të kryer operacione terroriste. Lidhur me këtë, burime irakiane së fundmi njoftuan për operacionin e suksesshëm të ushtrisë së vendit kundër terroristëve takfirist në provincën Kirkuk. Duhet përmendur se forcat irakiane të sigurisë vazhdojnë të kërkojnë, pastrojnë dhe ndjekin mbetjet e ISIS në të gjithë vendin për të siguruar që ISIS dhe elementët e tij të arratisur të mos rishfaqen. Muajt e fundit, pas humbjes së ISIS-it në Irak, mbetjet dhe celulat e fjetura të këtij grupi terrorist po përpiqen të vazhdojnë aktivitetet e tyre terroriste me mbështetjen e disa palëve të huaja.