Tetor 06, 2022 20:48 Europe/Tirane
  • Përleshje mes forcave siriane dhe amerikane

Ushtarët e qeverisë siriane dhe trupat ushtarake amerikane janë përfshirë në përleshje ndërsa këto të fundit kryen një operacion ajror në provincën verilindore të pasur me energji Hasake, mes pakënaqësisë popullore për praninë e forcave pushtuese në Siri.

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik raportoi se konfrontimi midis trupave të ushtrisë siriane dhe forcave pushtuese amerikane ndodhi në jug të qytetit Kamishli. Raporti shtoi se përleshjet shpërthyen pasi forcat amerikane kryen një operacion ajror në një fshat të kontrolluar nga trupat qeveritare siriane. Transmetuesi shtetëror i Sirisë tha se një civil humbi jetën gjatë operacionit ajror të kryer nga helikopterët sulmues amerikanë në fshatin Muluk Saray. Rrjeti i lajmeve të Libanit, al-Mayadeen, duke cituar burime të informuara, e identifikoi viktimën si Rakan Abu Hajel, një banor i fshatit Tuvaimin në lindje të Kamishli. Raporti shtoi se 50 ushtarë amerikanë morën pjesë në operacionin e natës dhe ata arrestuan anëtarët e familjes së Abu Hajel dhe disa njerëz të tjerë gjatë bastisjes. Më 13 shtator, trupat e qeverisë siriane bllokuan një autokolonë ushtarake amerikane teksa po përpiqej të kalonte përmes një komuniteti në provincën e pasur me energji të Hasake. Ushtria amerikane ka vendosur për një kohë të gjatë forcat dhe pajisjet e saj në Sirinë verilindore, me Pentagonin që pretendon se vendosja e tyre ka për qëllim parandalimin e rënies së fushave të naftës në duart e terroristëve të ISIS-it. Damasku, megjithatë, thotë se dislokimi ka për qëllim të plaçkitë burimet natyrore të vendit. Ish-presidenti amerikan Donald Trump pranoi në disa raste se forcat amerikane ndodheshin në Siri për naftën e saj.

 

Tags