Plagosen me dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se dhjetëra palestinezë u plagosën gjatë protestave palestineze kundër pushtimit izraelit dhe vendbanimeve në Bregun Perëndimor.
Sipas raportit të Al-Kods al-Arabik, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 50 palestinezë u plagosën për shkak të armëve dhe gazit lotsjellës të lëshuar nga forcat sioniste gjatë demonstratës palestineze në qytetin al-Mazraeh, në provincën Ramallah. Gjithashtu, 13 palestinezë u plagosën pas sulmit të forcave sioniste në qytetin Sara në provincën Nablus. Të mërkurën, ushtarët sionistë qëlluan dhe vranë një të ri palestinez 21-vjeçar, që quhej "Ala Nasser Ahmed Zaghol", në lindje të Nablusit. Duke ndërtuar vendbanime sioniste, regjimi sionist po përpiqet të ndryshojë strukturën gjeografike të zonave palestineze dhe t'u japë këtyre zonave një nuancë sioniste për të konsoliduar dominimin e tij në zonat palestineze. Kushtet e këtyre ditëve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor, janë shumë të veçanta dhe luftëtarët palestinezë i përgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar kushte të veçanta për sionistët uzurpues.