Ushtria irakiane në veprim për garantimin e sigurisë në Basra
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i133016-ushtria_irakiane_në_veprim_për_garantimin_e_sigurisë_në_basra
Një brigadë e ushtrisë irakiane ka hyrë në qytetin e Basrës për të vendosur sigurinë dhe stabilitetin në këtë qytet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2022 12:39 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane në veprim për garantimin e sigurisë në Basra

Një brigadë e ushtrisë irakiane ka hyrë në qytetin e Basrës për të vendosur sigurinë dhe stabilitetin në këtë qytet.

Provinca e Basrës, e cila konsiderohet si porta ekonomike e Irakut, është përballur me veprime destabilizuese dhe të pasigurisë të gjerë nëpër rrugë në dy javët e fundit.

Sipas raportit të faqes Shafaq News të shtunën, një burim ushtarak tha se një brigadë e forcave ushtarake të Irakut do të vendoset rreth kompleksit të pallateve presidenciale dhe do të veprojë nën komandën e komandës operative të provincës Basra (në jug të Irakut).
Që nga 28 shtatori, kur rebelët që mbështesin lëvizjen Sadr morën nën kontroll godinat e pushtetit lokal të Basrës dhe më pas u detyruan t'i lirojnë ato me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, situata e sigurisë në Basra është përkeqësuar edhe një herë.
Të shtunën e javës së kaluar, burime irakiane raportuan për ndodhjen e tre shpërthimeve në selinë e forcave të Al-Hashd al-Shaabi në Basra dhe më pas u dëgjua zhurma e të shtënave me ndërprerje nga drejtimi i qytezës Al-Tanomah.
Kanali Sabirin News shkroi gjithashtu: “8 raketa Katiusha goditën pranë kompleksit të pallateve presidenciale në Basra. Al-Hashd al-Shaabi po përballet me sulmin terrorist të bandave të armatosura në kompleksin e pallateve presidenciale.
Moktada al-Sadr, udhëheqësi i lëvizjes Sadr të enjten e kaluar në një dekret, njoftoi gjithashtu pezullimin e të gjitha grupeve të armatosura të lidhura me të, përfshirë grupin "Saraja al-Salam", për atë që ai e quajti "parandalimin e rebelimit në provincën e Basrës".