Fundi i armëpushimit dhe fillimi i luftimeve midis palëve Jemen
Pak ditë pas dështimit të bisedimeve mes palëve jemenase në marrëveshjen për zgjatjen e armëpushimit në këtë vend, në provincat Al-Dala dhe Taiz nisën përleshjet mes forcave të lidhura me qeverinë në dorëheqje dhe forcave jemenase.
Armëpushimi në Jemen, i cili u zgjat në tre faza dhe çdo herë për dy muaj me sugjerim të Kombeve të Bashkuara, përfundoi të dielën e kaluar kur palët në konflikt nuk arritën një marrëveshje për rinovimin e tij, pasi që koalicioni agresor arab vazhdimisht shkelte armëpushimin.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik; "Një ushtar jemenas raportoi sot (e shtunë), mbrëmë ka pasur përleshje mes forcave të lidhura me qeverinë në dorëheqje dhe forcave jemenase".
Sipas këtij burimi, përleshjet nisën pas sulmeve të forcave jemenase kundër bazave të forcave të qeverisë në dorëheqje të vendosura në zonat Bab Ghulak, Al-Xhab dhe Al-Fakhir në veri të provincës Al-Dala, dhe në këtë sulm, forcat jemenase shkatërruan bazat e forcave të qeverisë në dorëheqje në Batar dhe Al-Masharih në veriperëndim të kësaj krahine duke i goditur ato me artileri.
Në të njëjtën kohë, përleshje mes dy palëve kanë ndodhur edhe në provincën Taiz që ndodhet në jugperëndim të Jemenit.
Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa shteteve të tjera, Arabia Saudite ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ka bllokuar vendin nga toka, deti dhe ajri. Kjo luftë ka çuar në vrasjen e mijëra njerëzve dhe shpërnguljen e miliona jemenasve.