Sulm terrorist ndaj një autobusi që transportonte ushtarë sirianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i133286-sulm_terrorist_ndaj_një_autobusi_që_transportonte_ushtarë_sirianë
Urimet informative nga Siria kanë njoftuar për vrasjen dhe plagosjen e disa ushtarëve sirianë nga një shpërthim terrorist që është kryer ndaj një autobusi që transportonte ushtarë sirianë në provincën e Damaskut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2022 12:21 Europe/Tirane
  • Sulm terrorist ndaj një autobusi që transportonte ushtarë sirianë

Urimet informative nga Siria kanë njoftuar për vrasjen dhe plagosjen e disa ushtarëve sirianë nga një shpërthim terrorist që është kryer ndaj një autobusi që transportonte ushtarë sirianë në provincën e Damaskut.

Agjencia e lajmeve Sputnik ka shkruar se si pasojë e shpërthimit të një bombe në jug të Damaskut, është goditur një autobus që transportonte ushtarë sirianë dhe disa prej tyre janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Ky burim i lajmeve pa përmendur numrin e saktë të ushtarëve të vrarë dhe të plagosur, ka shkruar se një bombë e vendosur skaj rrugës ka shpërthyer në kohën kur aty kalonte një autobus që transportonte e ushtarë dhe oficerë të ushtrisë së Sirisë në rrugën Al-Sabure, 16 kilometra në jugperëndim të Damaskut.  

Dëshmitarët okularë kanë thënë se kjo bombë e kishte vënë në shënjestër autobusin që transportonte ushtarë sirianë dhe një numër i tyre është plagosur dhe është vrarë nga ky shpërthim.