Sulm i gjerë në Zonën e Gjelbër të Bagdadit
Burimet e informimit nga Iraku kanë njoftuar për dëgjimin e disa shpërthimeve në Zonën e Gjelbër të Bagdadit dhe në zonat rreth saj në kryeqytetin e Irakut.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet e informimit të Irakut kanë thënë se disa shpërthime kanë ndodhur në Zonën e Gjelbër të Bagdadit. Sipas disa burimeve, 9 raketa kanë goditur Zonën e Gjelbër dhe zonat për rreth saj në Bagdad.
Sipas këtyre burimeve, si pasojë e këtyre shpërthimeve janë plagosur disa persona nga forcat e sigurisë dhe nga qytetarët e thjeshtë në këtë zonë.
Lëshimi i raketave drejt Zonës së Gjelbër të Bagdadit është bërë në rrethana në të cilat deputetët e Parlamentit të Irakut janë duke zhvilluar procesin për zgjedhjen e presidentit të këtij vendi. Pas goditjes së këtyre raketave, forcat e sigurisë të cilat kishin vendosur në zbatim masa shumë të ashpra të sigurisë, janë dislokuar në masë të gjerë në rrugët hyrëse të kësaj zone duke vendosur kontrollime të sigurisë.
Nga orët e para të ditës së sotme ishin vendosur nën masa të rrepta të sigurisë të gjitha rrugët që të çojnë drejt kësaj zone në Bagdad dhe ishte shpallur i ndaluar qarkullimi i makinave.