Plagosen 66 palestinezë në përleshjet me ushtarët sionistë
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze të premten njoftoi se 66 palestinezë u plagosën në përleshjet mes forcave izraelite dhe palestinezëve në Nablus.
Sipas IRNA, këta persona janë plagosur në vendbanimet Beit Dejan, Bita dhe Haëara në Nablus. Në lidhje me këtë, Ministria e Shëndetësisë palestineze të premten njoftoi martirizimin e një mjeku të ndihmës së shpejtë, i cili u plagos në kokë nga një plumb i ushtarëve sionistë para Spitalit Shtetëror Xhenin. Lidhur me këtë, batalionet Kods, dega ushtarake e Lëvizjes Xhihadit Islamik Palestinez në Xhenin, kanë lëshuar një deklaratë dhe kanë bërë të ditur se krimi i sotëm sionist në këtë qytet nuk do të mbetet pa përgjigje. Forcat e ndihmës së Organizatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe në lagjen e pushtuar Ras al-Moud të Kodsit raportuan se një foshnjë 7-ditore, një fëmijë gjashtë vjeç dhe një adoleshent 14-vjeçar u plagosën për shkak të thithjes së gazit lotsjellës që u hodhën nga forcat sioniste dhe u dërguan në spital. Sionistët gjithashtu raportuan se disa sionistë u plagosën për shkak të gurëve të hedhur nga palestinezët në Kodsin Lindor. Ndërkohë, Benny Gantz, Ministri i Luftës i regjimit sionist, pranoi se më shumë se gjysma e ushtarëve sionistë aktualisht janë vendosur në Bregun Perëndimor.