Tetor 22, 2022 17:01 Europe/Tirane
  • Kampingu ndërkombëtar akademik kërkon bojkotimin akademik të regjimit sionist

Kampingu ndërkombëtar akademik që përshinë shumë personalitete universitare me anë të një deklarate, ka kërkuar bojkotimin akademik të regjimit sionist dhe ndalimin e pjesëmarrjes së universiteteve të regjimit sionist në programet shkencore.

Gjatë javëve të fundit ushtria e regjimit sionist ka intensifikuar operacionet ushtarake kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe sidomos në dy qytetet Xhenin dhe Nablos të Palestinës.

Gazeta "Ra'jul-Jeum" në një artikull të saj ka shkruar se mbi 250 personalitete universitare nga anë e mbanë bota kanë shprehur solidaritetin e tyre me popullin e Palestinës dhe kanë lëshuar një deklaratë kundër regjimit sionist.

Personalitete të ndryshme universitare në këtë deklaratë e cila është publikuar nga ana e Kampingut Ndërkombëtar Akademik, kanë kërkuar vendosjen e bojkotit akademik ndaj regjimit sionist, ndalimin e pjesëmarrjes së tij në programet shkencore si dhe mospërdorimin e aeroporteve të këtij regjimi.

Personalitete universitare e kanë lëshuar këtë deklaratë në reagim ndaj intensifikimit të agresionit të dhunshëm ushtarak të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe vazhdimit të politikës së aparteidit sionist.

Ramzi Aude, sekretari i përgjithshëm i këtij kampingu, ka theksuar: "Shoqata Ndërkombëtare Akademike është zotuar për aktivizimin e bojkotit akademik dhe universitar kundër regjimit sionist dhe ndalimit të përdorimit të aeroporteve të këtij regjimi".

Më parë edhe shoqata e studimeve të Amerikës, shoqata e studimeve aziatiko-amerikane dhe institucione të tjera të dalluara akademike kanë ndërmarrë politika të ngjashme dhe kanë bojkotuar regjimin sionist.

Tags