Ne dhjetëra kolonë sionistë hyjnë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa
Me dhjetëra kolonë sionistë me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist, kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa.
Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se zyra e vakëfeve islame të Kodsit të shenjtë me anë të një deklarate, ka njoftuar se me dhjetëra kolonë sionistë nga porta Al-Megharebe kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa dhe kanë kryera ritualet fetare "Telmudi" në pjesë të ndryshme të Xhamisë Al-Aksa.
Sipas këtij burimi, besimtarët myslimanë palestinezë në përballje me këtë veprim të dhunshëm, kanë hedhur slogane kundër regjimit sionist. Sipas ligjeve ndërkombëtare, Xhamia Al-Aksa i takon myslimanëve palestinezë dhe përgjegjësia për administrimin e këtij vendi të shenjtë, gjithashtu është mbi shtetin e Jordanit. Mirëpo regjimi sionist nuk respekton rezolutat e OKB dhe kolonët sionistë në mënyrë të përsëritshme dhe nën mbrojtjen e forcave ushtarake të regjimit sionist, hyjnë me forcë dhe përdhosin këtë vend të shenjtë.