Siria neutralizon sulmet e regjimit sionist ndaj Damaskut
Ushtria e Sirisë i është kundërpërgjigjur dhe ka neutralizuar sulmet ajrore të regjimit sionist ndaj Damaskut.
Regjimi sionist gjatë viteve të fundit shumë herë ka sulmuar nga ajri Damaskun dhe rajone të ndryshme të Sirisë, por që këto sulme në shumicën e rasteve janë neutralizuar me reagimin më kohë të forcave kundërajrore të ushtrisë së Sirisë.
Agjencia e lajmeve SANA duke cituar një burim ushtarak, ka bërë të ditur se armiku sionist ka kryer sulme ajrore nga ana e territoreve të pushtuara palestineze në rrethinën e qytetit Damask, por që forcat kundërajrore të ushtrisë së Sirisë kanë arritur të zbulojnë dhe neutralizojnë raketat armiqësore të regjimit sionist.
Sipas këtij burimi, sulmi në fjalë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ministria e Mbrojtjes së Sirisë të hënën pasdite deklaroi se forcat e mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë siriane ka zbuluar dhe ka reaguar me kohë ndaj sulmeve raketore të regjimit sionist kundër disa pozicioneve në rrethinën e Damaskut.