Vendet arabe dënojnë sulmin terrorist në Iran
(last modified Thu, 27 Oct 2022 18:20:34 GMT )
Tetor 27, 2022 20:20 Europe/Tirane
  • Vendet arabe dënojnë sulmin terrorist në Iran

Ministria e Jashtme e Bahrejnit postoi të enjten një mesazh në faqen e saj të internetit, duke dënuar sulmin terrorist në Shiraz që shkaktoi viktima në mesin e civilëve.

Ministria tha se sulmi shkel të gjitha vlerat etike, humanitare dhe fetare. Ajo shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, duke thënë se Bahrejni kundërshton ekstremizmin, terrorizmin dhe dhunën në të gjitha format e tyre. Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe dënoi gjithashtu sulmin dhe shprehu ngushëllime popullit dhe qeverisë së Iranit. Ministria, në një deklaratë në faqen e saj të internetit, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kundërshtojnë terrorizmin në të gjitha format dhe aktet që kërcënojnë sigurinë e vendeve. Ministria e Jashtme irakiane kritikoi gjithashtu sulmin në Shah Cheragh, duke theksuar se qeveria e Bagdadit është e vendosur për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin.  Ministria e Jashtme e Egjiptit u bëri jehonë të njëjtave komente dhe denoncoi sulmin e pretenduar nga ISIS në qytetin Shiraz. Egjipti bëri thirrje për më shumë përpjekje ndërkombëtare për të çrrënjosur terrorizmin. Duke dënuar gjithashtu sulmin, Ministria e Jashtme libaneze tha se autorët e krimit duhet të dënohen me vendosmëri. Në Oman, Sulltan Haitham bin Tarik Al Said dënoi sulmin dhe shprehu simpatinë me popullin iranian. Ministria e Jashtme e Omanit publikoi një deklaratë të veçantë duke denoncuar sulmin terrorist në qytetin jugor iranian.

 

Tags